Politika

Zgjedhja e delegatëve të PS-së, përplasje mes Ballës e Blushit në Elbasan

Zgjedhjet për delegatët në Elbasan kanë qënë burim debati mes deputetëve socialistë të zonës Ben Blushi dhe Taulant Balla.

Blushi është shprehur se delegatët nuk po votohen por janë zgjedhur, duke deklaruar se mes tyre ka dhe persona me rekorde kriminale. Ai ka deklaruar se anëtarët e PS-së nuk janë lajmëruar të votojnë.

Por ka hasur në reagimin e ardhshëm të socialistit Balla, i cili e ka akuzuar Blushin se nuk ka ndjekur procesin. Madje ai u shpreh se Blushi e ka kthyer partinë në turizëm ku vjen një herë në dy vjet. “Kjo ka të bëjë me ambiciet e Blushit dhe jo të partisë”, tha Balla.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button