Kronika

Vasilika Hysi: Njerëzit nuk besojnë te reforma në drejtësi

Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën në Drejtësi organizoi të hënën, në bashkëpunim me UNICEF-in, tryezën e konsultimit publik me temë “Drejtësia e të Miturve në fokus të Reformës së Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri”.

Një nga anëtarët e mazhorancës, Vasilika Hysi, deklaroi se “njerëzit nuk besojnë te reforma në drejtësi” dhe për këtë arsye “komisioni ka marrë vendime për gjithëpërfshirje dhe transparencë”.

Hysi shtoi se është mundësuar krijimi i një portali “online” për reformën në drejtësi, që do të shërbejë për konsultime.

Të ftuar në këtë veprimtari janë personalitete, ekspertë, organizatat e shoqërisë civile, të spektrit akademik, si dhe përfaqësues të organizmave ndërkombëtarë në vendin tonë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button