Europa

Merkel: Turqia rol të rëndësishëm në zgjidhjen e krizave rajonale

aaa441 Kancelarja gjermane, Angela Merkel thekson rolin e rëndësishëm të Turqisë në zgjidhjen e krizave rajonale, gjatë një urimi drejtuar presidentit të sapozgjedhur turk, Recep Tayyip Erdogan. ”Gjermania dhe Turqia janë të lidhura me një marrëdhënie besimi shumë të afërt”, shton kancelarja në një telegram urimi për Erdoganin. ”Në këtë moment ka sfida të vështira në rajon dhe në këtë kontekst Turqia
luan një rol të rëndësishëm”, shtoi ajo. ”Erdogan ka deklaruar se do të jetë presidenti i gjithë turqve. Unë shpresoj që ai do ta mbajë premtimin”, tha nga ana e saj sekretarja e përgjithshme e partisë, Yasmin Fahimi. ”Si demokrate, unë nuk mund ta fsheh mungesën e lirisë së mendimit dhe të të shkruarit, dyshimet mbi sundimin e ligjit dhe ndërhyrjet brutale kundër demonstruesve paqësorë në muajt e fundit, që nuk kanë ndihmuar në formimin e fytyrës së Turqisë moderne”, vazhdoi ajo. Fahimi gjithashtu i ka kërkuar presidentit të mbajë distancë nga propozimi i
zëvendësit të tij, Buelent Arinç që kërkon të ndalojnë gratë të qeshin në vende publike.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button