Politika

Opozita kërkon dëshminë e Canit për serverin e tatimeve

Pasi ministri i Financave Shkëlqim Cani është shkarkuar, opozita ka filluar të “riaktivizojë” komisionin hetimor parlamentar të çështjes së serverit të tatimeve. Të dhënat e tij dyshohet se u kopjuan. Kështu opozita kërkoi dëshminë e Shkëlqim Canit në komision.

“E gjitha ka nisur me urdhër të Canit se me këtë urdhër u ngrit grupi auditues, që nisi procedura për të vajtur më tutje te ajo që ndodhi, dhe ish-ministri është pjesë e njerëzve që duhet të dëshmojnë për atë që ka ndodhur”- tha deputeti Arben Ristani pas një mbledhjeje tjetër të dështuar të komisionit. Nga ana e saj, përfaqësuesja e socialistëve në Komision, Vasilika Hysi tha se mazhoranca nuk e ndalon dot Shkëlqim Canin të dëshmojë.

Marrë nga Gazeta Dita

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button