Kosova

Busek kundër Gjykatës Speciale në Kosovë

Ish-zëvendës kancelari i Austrisë, Erhard Busek tha se shumë duhet asistencë për të përmirësuar administratën dhe ligjin në Kosovë se sa një Gjykatë Speciale

Derisa bashkimi Evropian dhe diplomatët amerikan po u rekomandojnë autoriteteve të Kosovës që sa më parë ta themelojë Gjykatën Speciale për krime lufte, është një politikan evropian që po e kundërshton atë. Erhard Busek, ish-zëvendës kancelari i Austrisë dhe ish-koordinatori i Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore, thotë se kjo gjykatë nuk duhet të bëhet.

“Për mua nuk është gjithçka e qartë se çka do të bëjë Gjykata Speciale. Mendoj që na duhet më shumë asistencë për të përmirësuar administratën dhe ligjin në Kosovë e jo një tjetër Gjykatë Speciale. Kështu që, përderisa nuk është shumë e qartë se çfarë kjo Gjykatë, nuk duhet të themelohet”, tha Busek për gazetën “Zëri”.

Ai ka folur edhe për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, ku, sipas tij, heqja e regjimit të vizave nuk do ta ndihmojë vendin në zgjidhjen e problemeve. “Liberalizimi i vizave nuk është i domosdoshëm, pasi që heqja e regjimit të vizave nuk do të ndihmojë në zgjidhjen e problemeve dhe përballimin e situatës”.

Mes tjerash, Busek ka folur edhe për eksodin e kosovarëve drejt Bashkimit Evropian, dështimin e UNMIK-ut, të EULEX-it dhe të institucioneve vendore në luftimin e korrupsionit, por u deklarua edhe për idenë e shkëmbimit të territoreve me Serbinë dhe deklaratën e kryeministrit Edi Rama për bashkim kombëtar.

“Është një koment i mirë nga kryeministri Rama, mirëpo nuk është funksional. Le ta harrojmë Shqipërinë e Madhe dhe të provojmë që ta përmirësojmë situatën në të gjitha shtetet me shumicë shqiptare”, deklaroi mes tjerash Busek.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button