Kronika
Fier, INUV prish ndërtimet në oborret e shkollave
Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Vendor në Fier, në bashkëpunim me IKMT-në, ka shembur paraditen e sotme një ndërtesë në oborrin e shkollës 9-vjeçare “Andon Xoxa”.
Prishja e këtij objekti, i ngritur në rrugën “Dervish Hekali” është bërë në kuadër të aksionit të bashkisë për lirimin e hapësirave publike.
Kreu i INUV të Fierit, Hader Çako deklaroi se poseduesit e këtij objekti ishin njoftuar më parë në lidhje me ekzekutimin e këtij vendimi dhe nuk e kanë kundërshtuar prishjen. Ai shtoi se, për ta kanë nisur edhe procedurat e shpronësimit.
Përgjatë rrugës “Dervish Hekali” janë evidentuar rreth 80 objekte të cilat mund të prishen për t’i dhënë jetë projektit të ri që po zbatohet nga Bashkia e Fierit në këtë zonë.