Ekonomia

Tregu i sigurimeve është oligopol!

Konfindustria do t’i kërkojë zyrtarisht Kuvendit të Shqiperisë të ndermarrë sa më shpejt nismen për rishikim të plotë të legjislacionit dhe menyrës sesi eshte ndertuar dhe funksionon tregu i sotem oligopol i sigurimeve. Konfindustria duke kritikuar AMF dhe Autoritetin e Konkurences kërkon që të shqyrtohet puna e tyre.

Konfindustria vlereson se rritja e njekohshme e fundit nga te gjithe kompanite e cmimeve per sigurimin e detyrueshem te makinave, shpreh qartesisht gjendjen oligo-monopol te tregut te sigurimeve me pasoja te renda per biznesin, qytetaret dhe ekonomine kombetare.

Gjendja behet edhe me shqetesuese kur vlereson, se ne periudhe me pak se 2 vitesh tarifat e sigurimit te detyrueshem jane rritur ne pothuaj 300% per mbi 500 mije automjete te biznesit dhe qytetareve, me taktiken e faktit te kryer.

Konfindustria vlereson, se ne vendet demokratike te botes do te mjaftonte edhe nje rast i vetem i ngjashem me Shqiperine per tu percaktuar menjehere si praktike e denueshme e tipit kartel dhe si rrjedhim marre masat e nevojshme te ashpra penalizuese nga institucionet rregullatore te fushes.

Nderkohe ne Shqiperi per raste te qarta dhe te perseritura oligopol nuk ka asnje veprim nga institucionet pergjegjese si AMF/Agjencia e Mbikqyrjes Financiare dhe Autoriteti i Konkurencs, duke dhene shenja te qarta te paaftesise se plote dhe deri ne fenomenin e korrupsionit te shkalles me te larte te “state capture/kapjes se shtetit”.

Konfindustria deklaron se do ti kerkoje zyrtarisht Kuvendit te Shqiperise, ne varesi te te cilit jane institucionet e mesiperme, te ndermarri sa me shpejt nismen per rishikim te plote te legjislacionit dhe menyres sesi eshte ndertuar dhe funksionon tregu i sotem oligopol i sigurimeve, liberalizimin e tregut nepermjet kalimit nga sigurimi i “detyrueshem” ne “vullnetar” te automjeteve, hapjes se tregut per operatore te rinj dhe shqyrtim te thelluar te punes se derisotme te AMF dhe Autoritetit te Konkurences per menyren e zbatimit te pergjegjesive te tyre ligjore.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button