Te ndryshme

Konsumi i çokollatës e bën trurin 30 vjet më të ri

cokollate1-320x110Çokollata është shumë e mirë për humorin tonë, por jo vetëm. Ajo mund të na ndihmojë edhe me memorien, sipas një studimi të publikuar në revistën “ Natyrë Neuro-shkencë”.

Disa studiues e Universitetit të Kolumbisë evidentuan tek kakao disa antioksidues natyralë që ndikojnë në trurin tonë. Kërkimi u realizua tek 37 vullnetarë të moshës 50-69 vjeç, të ndarë në dy grupe.

Grupi i parë do të konsumonte kakao të pasur çdo mëngjes për tre muaj rresht, ndërsa grupi tjetër konsumoi vetëm një pjesë të vogël. Humbja e kujtesës është e pashmangshme gjatë kalimit të viteve, por kush konsumoi më shumë kakao rezultoi që memoria e tyre ishte shumë herë më e lartë nga normalja.

Sipas studiuesve, truri i tyre ishte i barabartë me atë të 30-vjeçarëve. Pavarësisht kësaj jo të gjitha llojet e çokollatave kanë të njëjtin efekt. Duhet që të konsumohet ajo lloj çokollate, që ka më shumë kakao në përbërjen e saj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button