Kronika

Ambasadori britanik: Të shqetësuar nga kultivimi i kanabisit në Shqipëri

Ambasadori i ri i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Nuncan Norman, shprehet i shqetësuar për kultivimin e kanabisit në vend.

Në një intervistë të publikuar tek e perditshmja “Mapo”, Norman thekson se vendi i tij e ndjek me shqetësim këtë fenomen, duke kërkuar më shumë veprim nga institucionet ligjzbatuese.

Norman: Ne kemi punuar me qeverinë shqiptare për shumë vite, në luftën kundër krimit të organizuar e cila përfshin edhe narkotikët. Ne e dimë se fatkeqësisht qytetarët shqiptarë janë përfshirë në krimin e organizuar në Britaninë e Madhe. Dhe kjo përfshin, edhe trafikimin e drogave serioze si kokaina dhe heroina. Ajo që po vëmë re së fundmi me kultivimin e kanabisit në Shqipëri është diçka që na shqetëson dhe ne mendojmë, se duke vazhduar vendosjen e lidhjeve midis agjencive ligjzbatuese ne mund të vazhdojmë të ndihmojmë në lidhje me një prioritet si ky.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button