Sporti

Shqipëria barazon me Greqinë në “Elbasan Arena”

Shqipëria dhe Greqia janë ndarë në një barazim 0-0 në ndeshjen e mbrëmjes së sotme në “Elbasan Arena” , e vlefshme për eliminatoret e “Evropianit 2017” për U-21.

Ndeshja ishte e barabartë për të dy ekipet, që krijuan volum loje por pa gjetur rrugën e rrjetës. Kuqezinjtë patën disa raste të mira shënimi me Manajn, por sulmuesi i Interit nuk ia doli të shënjestrojë siç duhet portën e “helenëve”.

Një lojë e mirë u zhvillua edhe nga Rashica, i cili bëri disa shpërthime të bukura nga krahu i majtë duke vënë në vështirësi mbrojtjen kundërshtare. Paraqitje mjaft e mirë për portierin Strakosha, që ndali disa goditje të rrezikshme të lojtarëve grekë.

Pas këtij barazimi Shqipëria ruan vendin e dytë në renditje me 9 pikë, ndërkohë që vendi i parë mbahet nga Portugalia me 18 pikë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button