Sporti

Nis fundjava kuqezi/ Çekia është rivali i parë i Shqipërisë më 7 shtator në Pragë. Të dielën Plonia në Tiranë

Ka nisur nga sot më i plotësimi i kombëtares kuqezi në prag të dy ndeshjeve vendimtare për objektivin që ka përfaqësuesja shqiptare në këto eliminatore, që janë finalet e Europianit “Gjermani 2024”.
Pjesa më e madhe e lojtarëve kanë luajtur në këtë fundjavë me klubet e tire respektive dhe kanë kaluar mbrëmjen e djeshme vonë ose paraditen e së hënës në grumbullim, duke plotësuar grupin e lojtarëve që trajneri brazilian Sylvinho ka grumbulluar për këto dy ndeshje me Çekinë dhe Poloninë.

Në konferencën e parë për shtyp për këto dy ndeshje ishin lojtarët, Sokol Cikalleshi dhe mesfushori Nedim Bajrami. Kavajasi është rikthyer në këtë fillim të Turqisë ku ka shënuar 3 gola në 4 ndeshjet e fundit.

“Mendoj se ky grumbullim është nga më të rëndësishmet në këto vite. Jane dy ndeshje qe duhet te angazhohemi maksimalisht. Është një herë kënaqësi pasi kam përjetuar një europianin nëse do të luaja përsëri do të ishte karriera me Kombëtaren në një tjetër nivel. Ne lojtarët që kanë kaluar një herë në Evropë në 2016-n duhet të mundohemi të bëjmë diçka më shumë edhe jashtë fushe, për t’i bërë dhe lojtarët e tjerë”. .

Çekia është një nga rivalet direkte të kuqezinjëve në këtë grup së bashku me Poloninë për dy vënd e para që do të fillojë në një tjetër të evropianit, për këtë arsye ndeshja me ta ka një rëndësi të madhe në vazhdimësinë e objektivit kuqezi. Nedim Bajrami, mesfushori kuqezi i Saussuolos tregon edhe një herë nën drejtimin e Sylvinhos ai ka një tjetër pamje.

“Më ka shumë, mentalisht dhe jam shumë i lumtur që ka ardhur këtu. Me rëndësi është që ndaj Çekisë të marrim tre pikë. Besoj se të gjithë duhet të jemi në formë, nuk ka një lojtar apo dy që janë ndeshjen. Të gjithë duhet të jemi në formë, të përgatitemi sa më mirë dhe të luajmë me shpirt”,  u shpreh Nedim Bajrami.

Shqipëria do të përballet, në kuadër të kualifikimeve të EURO 2024, me Republikën Çeke më 7 shtator në Pragë dhe me Poloninë më 10 shtator në “Air Albania”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button