Opinion

Të hyftë vetja në qejf!

Petro Dhimitri

Shkodranėt kur duan tė mallkojnė njė njeri qė u ka rėnė shumė nė qafė pa tė drejtė, i thonė ” Tė hyftė vedja nė qejf!” Shkrimtari Rus Gribojedov njė vepėr tė tij gjithashtu e ka titulluar:” I mjeri pėr mend.” Kėto sentenca m’u kujtuan kur u njoha me sagėn e grevės ose konfliktit tė kontrollorėve tė Aeroportit ”Nėnė Tereza” me drejtuesit e kompanisė, qė nė kėtė rast ėshtė shteti. Desha nuk desha, mėsova qė kudo nė botė ky specialitet delikat dhe me shumė pėrgjegjėsi paguhet goxha mirė. Nė Hindi marrin 500 dollarė nė muaj, ndėrsa nė itali 3400 EURO. Edhe shteti shqiptar nuk e rrudhi dorėn pėr kontrollorėt. Paga e secilit prej tyre pėr 17 ditė punė nė muaj ishte 4500 dollarė amerikanė. Kanė tė drejtė tė bėjnė dy vizita mjekėsore falas nė vit si pėr veten dhe familjen. Kompania u siguron trensportin dhe nė fund tė vitit shpėrblehen me 3 muaj pagė plus. Kur u njoha me kėto tė dhėna, menjėherė thashė me vete:” Kėta nuk paskan gjetur vetėm njė vend pune pėllumbash, po njė thesar si ai Konte Monter Kristos?! 4500 dollarė pėr 17 ditė?! Dhe ku? Nė Shqipėri! Ku ka mė mirė se kaq! Ky trajtim kishte pėr tė vazhduar, nė qoftė se edhe nė Shqipėri nuk kishte pėr tė ”zbarkuar” COVID19-ta vdekjeprurės. Nė tė gjithė botėn pėr njė kohė tė gjatė numuri i fluturimeve e shkurtua shumė, pėr mungesė pasagjerėsh. U mbyllėn  aeroporte edhe nė shtete tė pasura e aq tė zhvilluara si Gjermania, pėr mungesė tė ardhurash. Megjithatė nuk kam dėgjuar qė tė jenė ngritur aviatorėt nė grevė. Ata e dinė si buka qė hanė se po nuk pati fluturime, po nuk inkasoi kompania tė ardhura, nuk ka si ta mbajė nė punė ose si ta paguajė personelin. Nga kjo e keqe nuk mund tė shmangej edhe shteti shqiptar. Nė vend qė tė shkurtonte numurin e kontrollorėve e t’i linte njerėzit pa punė,  shteti vendosi qė pagėn e tyre ta reduktonte nė 2500 dollarė pėr 17 ditė pune nė muaj. Edhe me kėtė reduktim kjo pagė pėr nėpunėsit shqiptarė ėshtė si njė ėndėrr, sepse, duan tė thonė, qė aq merr edhe Presidenti ynė. Pikėrisht ulja e pagės kontrollorėve nuk u pėlqeu. E quajtėn shkelje tė kontratės. Me tė vėrtetė kantrata ėshtė shkelur. Po pse bėri shteti kėtė veprim? Si mund tė paguheshin kontrollorėt me atė shifėr marramendėse kur kishte shumė pak ose aspak fluturime?! Pėr kėtė arsye kontrollorėt kishin muaj qė ankoheshin. Kishin muaj qė grumbulluan pakėnaqėsi. Mendonin qė ishin tė mashtruar nga shteti. Bisedat me drejtuesit pėrfunduan pa sukses.  Nė kohė Pandemie, qė ėshtė jo vetėm  ” krize” mjekėsore, po edhe ekonomike, nuk mund plotėsoheshin kėrkseat e kontrollorėve vetėm e vetėm pėr tė respektuar kontratėn e firmosur para Pandemisė. Mirėdihet se kontratat e nenshkruara nė kushte normale, nuk mund tė zbatohen kur aktiviteti i X ose Y kompanie ėshtė rrudhur maksimalisht ose ėshtė ndėrprerė.  Kontrollorėt ose organizatorėt e tyre kėtė nuk donin ta pranonin. Kur u bindėn qe shteti nuk po tėrhiqej, ata, me kokėn e tyre apo me porosi tė njerėzve qė nuk punojnė nė aeroport, vendosėn tė hakmerren ndaj shtetit, ndaj qeverisė pikėrisht nė njė moment qė kishin pėr ta dėmtuar mė shumė. Vendosėn tė ndėrprisninm punėn pėr tė bllokuar fluturimet nė aeroport nė prag tė zgjedhjeve tė 25 prillit. E mirėdinin qė opozita atė sinjal priste pėr tė filluar manifestime e mitingje masive, paqėsore ose dhe me shashka, djegie makinash e sulm kundėr kryeministrisė me parrullėn bajate:”RAMA IK! Populli do tė ishte i pakėnaqur, sepse mbyllja e aeroportit do tė thoshte qė nė Shqipėri mos tė vinin mė vaksinat. Njerėzit do tė akuzonin qeverinė qė i la pa vaksina, qė i la nė mėshirė tė kėsaj sėmundje, nė shumė raste fatale edhe pėr moshat e reja. Nė kėtė mėnyrė revolta e tyre personale u kthye nė manifestim djallėzor politik qė do tė ēonte direkt ujė nė mullirin e trinomit Basha, Berisha, Meta. Hakmarrja e tyre ndaj shtetit nga konflikt i zakonshėm pune u kthye nė aksion opozitar me pasoja katastrofike pėr shėndetin e popullit. Mendohet se organizuesit e protetės kanė qenė nė lidhje tė ngushtė me dy partitė kryesore opozitare, gjė qė i takon prokurorisė qė ka ēėshtjen nė hetim ta sqarojė katėrcipėrisht. Qė i ėshtė bėrė presion ndonjė kolegu pėr tė firmosur deklaratėn e paaftėsisė, kėtė e ka pohuar vetė njė kontrollor. Ai rezistoi sa mundi, po mė nė fund, pėr tė mos u ndarė nga kolegėt, shpirti i ti e di si dhe pse e firmosi.

 Nga ana procedurale, pėr tė larė duart si Pons Pillati, ata nuk bėnė grevė.  Tė 65 kontrollorėt nėnshkruan vetėm deklaratėn qė nuk ishin nė gjendje pėr tė punuar. Kėshtu na dolėn tė gjithė tė ”sėmurė”. Aeroporti u mbyll. Avioni me vaksinat nuk mundi tė vinte. Po luhej me jetėn e mijėra shqiptarėve. Ishin tė sigurtė se kjo situatė kishte pėr tė vazhduar gjatė. Shteti do ta kishte tė vėshtirė tė gjente 65 kontrollorė ose qoftė edhe 10. Do tė prisnin  deri mė 25 prill kur tė fitonte opozita. Atėhere ata kishin pėr t’u ”shėruar”, atėhere do tė merrnin sėrish 4500 dollarė pėr 17 ditė pune?!
        Tė gjitha kėto kalkulime makiavelike tė kontrollorėve qė e quanin veten tė pazėvenėsueshėm, se me tė vėrtetė ashtu ishin, dėshtuan, sepse qeveria qė ”na qenka mbushur me tė paaftė”, duke patur nė krye Ramėn e tė ”gjitha tė zezave” si nė pėrrallat e ēudirave, ditėn e dytė solli kontrollorėt turq qė u pasuan edhe nga ata grerkė. Aeroporti rinisi jetėn e tij pėr turp tė 65 kontrollorėve shpirtkazėm dhe tė kujtdo qė mund t’i ketė instruktuar ata.
       Kjo e keqe qė ndodhi, mendoj se nga ana organizative ka pėr tė sjellė njė tė mirė. Me vendim tė posaēėm aeroporti tė konsiderohet objekt strategjik dhe punonjėsit e tij tė mos kenė tė drejtė tė bėjnė grevė. Kush mund tė jetė i pakėnaqur, ka tė drejtė, sipas rregullave, tė largohet. Kjo nuk ėshtė diktaturė. Nė ēdo shtet ka sektorė jetikė ku nuk u lejohet tė bėjnė grevė. Kėshtu veprohet edhe nė Kanada.
       Nė tė njėjtėn kohė nuk ka pėr tė qenė keq qė disa specialistė nga aviacioni ushtarak tė instruktohen pėr tė qenė nė gjendje tė kryejnė nė raste tė jashtėzakonshme edhe detyrėn e kontrollorit nė aeroportet civile.
       Dhe e fundit, po jo mė e parėndėsishmja, ėshtė mendimi qė pėrflitet se nė Shqipėri, deri sa kemi politikanė tė korruptuar,  ka pėr tė pasur sėrish ngjarje tė padėshirueshme qė minojnė demokracinė. Vetėm kur do tė  pėrballen me vetingun Rama, Basha, Berisha, Meta dhe politikanėt e tjerė tė korruptuar, shpresojmė tė kthehet normaliteti. Kur ka pėr tė qenė kjo ditė e shenjtė, kėtė e di vetėm Washingtoni.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button