Bota

Kinë, shënohet një vdekje e re në 24 orët e fundit nga COVID-19

Në një deklaratë nga Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë thuhet se në territorin e vendit janë shënuar 42 raste të reja të cilat 38 me burim nga jashtë vendit

Në Kinë ku është shfaqur pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19) në 24 orët e fundit ka humbur jetën 1 person, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të “Channel News Asia”, në një deklaratë nga Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë thuhet se në territorin e vendit janë shënuar 42 raste të reja të cilat 38 me burim nga jashtë vendit.

Në deklaratë theksohet se si pasojë e koronavirusit dje në rajonin Hubei ka humbur jetën 1 person.

Bashkë me këtë që nga fillimi i pandemisë në Kinë e deri më tani ka arritur në 81.907 numri i rasteve ndërsa në 3.336 numri i të vdekurve ndërkohë janë shëruar 77.455 persona.

Zbatimi i karantinës prej 76 ditëve në qytetin Wuhan në rajonin Hubei të Kinës ku u shfaq pandemia e koronavirusit u hoq më 7 prill. Gjithashtu bëhet e ditur se pandemia në Kinë, vendi nga ku u përhap COVID-19 është vënë në masë të madhe nën kontroll.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button