Politika

Kreu i PD, Basha, reagon ndaj Kryeministrit Rama

unnamed5-495x350Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar sot ndaj deklaratave të Kryeministrit Rama për prishjen e Obleiskut të Demokracisë në Kavajë.

“Shkatërrim, urrejtje, përbaltje! Kaq di Vajmedeti që shtyn ditët duke pështyrë mllefe dhe duke trashur zullumin. Ku jemi pyesin shqiptarët? Ku është shëndetësia falas, ulja e cmimit të energjisë, ulja e cmimit të mallrave të shportës, legalizimet falas, 300 mijë vendet e punës!”, shkruan Basha.

“Nuk ka vende të reja pune”, vijon kreu i PD-së, “Asnjë për be! Jetesa çdo ditë e më e vështirë. Mijëra burra e gra, të rinj e të reja në rrugë prej barbarisë e tij të paligjshme! Mijëra të tjerë i pret papunësia, pasiguria dhe varfëria, ekonomia rrokulliset”. “Tenderat e ilaçeve i griu korrupsioni qeveritar dhe mafia në pushtet. Çmimi i energjisë drejt rritjes. Taksat drejt rritjes së dytë. Droga derdhet lumë drejt fqinjve. Policia dhe drejtësia japin llogari para trafikantëve dhe vrasësve me kostum parlamentar”, thekson Basha. “Shqipëria rënkon. Vajmedeti krihet me furçet e vjetëruara plot llum mëkatesh të reja e të vjetra!”, përfundon reagimin e tij kreu i PD-së.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button