Kronika

Grabisin me dhunë 25-vjeçaren, pranga 4 shtetasve maqedonas në Himarë

Policia ka njoftuar të premten arrestimin në flagrancë të 4 shtetasve nga Shkupi i Maqedonisë. Njëri prej tyre ka kryer veprën penale “grabitje me dhunë”, ndërsa shokët e tij nuk kanë kallëzuar krimin.

Në pranga janë vënë 18-vjeçari Jetmir Emini, 19-vjeçari Nafidan Miftari, 20-vjeçari Nimetulla Ferati dhe 24-vjeçari Shaip Ferati.

Arrestimi i tyre u krye në Himarë, pasi në vendin e quajtur “Qafa e Vishës” Jetmir Emini ka goditur me grushta shtetasen me iniciale E.S., 25 vjeçe, dhe i ka marrë nga qafa dy varëse floriri.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button