Zgjedhjet lokale 2015

Duma: Plazhi nga Currilat tek Porto Romano do të kthehet në plazh publik

Kandidatja për bashkinë e Durrësit, Grida Duma bashkëbisedoi me banorët e lagjes 12 mbi programin e saj për rivitalizimin urban të lagjes së tyre.

Gjatë fjalës së saj, Duma tha se “brenda 6 muajve do të normalizohet situata me ujin e pijshëm, ku do të ketë të paktën 3 herë në ditë. Plazhi nga Currilat tek Porto Romano do të kthehet në plazh publik për qytetarët durrsakë.
Sakaq, kandidatja e djathtë u shpreh se ndihma ekonomike do t’i jepet kujdo që i takon dhe se synimi i saj është që çdo familje të ketë të paktën një person të punësuar.

Duma ngriti edhe shqetësimin e varrosjes së historisë së qytetit, siç ishte rasti me lagjen antike në lulishten 1 Maji e cila u betonizua.

“Nga Currilat në Porto Romano do të kthejmë plazhin publik. Do të kthejmë plazhin për qytetarët e Durrësit është i veti sepse s’ka mundësi që sot të mos kesh një vend të vogël që të vendosësh çadrën. Në 6 muaj do kthejmë furnizimin me ujë me të paktën 3 herë në ditë. Ndihmën ekonomike, premtim prej nëne, do ta marrin të gjithë. Ashtu siç kam thënë që në fund të katër vjeçarit çdo familje do të ketë një të punësuar. Duhet ta kishim sot lulishjen 1 Maji, ashtu siç ka Pompein pjesa tjetër e botës sepse ashtu ishte. Nuk ka njeri në botë që pranon të zhdukësh ashtu atë pasuri e cila sot është e zhdukur. Ashtu siç nuk ka njeri në botë që të fillojë me standardin e rrugëve elektorale”, tha Duma.

Me banorët e kësaj lagje, kandidatja e djathtë foli edhe për përmirësimin e cilësisë së jetës dhe administrimit të godinave.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button