Politika

Meta denoncon kryebashkiakët e PS-së

I akuzon për standarde të dyfishta në dëm të qytetarëve

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, akuzoi sot Bashkinë e Tiranës për veprim me dy standarde sa i përket ndërtimeve të paligjshme në kryeqytet.

Në një takim me të zgjedhurit vendorë të Partisë së Lirisë, Meta u kërkoi atyre që të propozojnë nisma në ndihmë të familjeve shqiptare edhe pse siç deklaroi ai, kryebashkiakët e majtë refuzojnë gjithçka.

Hartimin dhe bërjen e politikave, hamendsimeve dhe propozimeve që synojnë zhvillimin ekonomik të familjes, të gruas, të çifteve të reja dhe të rinjve, në mënyrë që të frenohet shpopullimi, drama më e madhe e vendit sot, që besoj se do të rezultojë dramatike dhe nga censusi. Reduktimin e taksave dhe tarifave vendore për të lehtësuar barrën e qytetarëve. Vijimin e luftës kundër çdo fenomeni të paligjshëm, korruptiv apo klientelist. Kryetarët e bashkisë së Rilindjes e kanë të vështirë që të pranojnë ndryshime por kjo është beteja jonë dhe interesi i Rilindjes është të fryjë administrata, policitë, institucionet e gjobëvënies ndaj qytetarëve pa fund. Inceneratori i Tiranës lejohet të bëjë 15 hektarë depozitime jashtë lejes së ndërtimit sesa 30 fusha futbolli “Air Albania”, ndërkohë që nëse një qytetar apo biznes tenton të rregullojë një dritare vjen menjëherë policia bashkiake, ndërtimore apo kushdo tjetër.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button