roze

Ylli i futbollit amerikan dhunon brutalisht partneren

dhunaRayriceNjë video e publikuar nga faqja amerikane e internetit TMZ tregon dhunën e pashembullt të yllit të futbollit amerikan, Ray Rice, ndaj të fejuarës që më pas u bë edhe bashkëshortja e tij.

Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur në muajin shkurt në ashensorin e një hoteli në Atlantik Siti dhe publikimi i pamjeve ka shokuar të gjithë fansat. Ray Rice është kampion i Baltimore Ravens i Ligës së Futbollit Amerikan.

Kamera e vendosur në ashensor ka regjistruar gjithçka, grindjen, fjalët e rënda dhe dhunën fizike që sportisti ushtron ndaj bashkëshortes, Jannay Palmer. Rice gjatë një konferencë ka kërkuar falje për sjelljen e tij.

“Një akt kriminal” është quajtur nga media veprimi i tij. Rrjetet sociale dhe mediat janë lëshuar me tërbim kundër kampionit të futbollit. Ato thonë se, si është e mundur që Janay ka pranuar që të martohet me burrin që e dhunoi brutalisht?

Ndërkohë, Ray Rice mund t’i thotë lamtumirë karrierës së tij. Skuadra e tij Baltimore Ravens e ka pushuar, ndërsa Liga e Futbollit Kombëtar ka dhënë vendimin për pezullimin e tij në një afat të pacaktuar.

Edhe presidenti amerikan Barack Obama ka reaguar për ngjarjen e rëndë nëpërmjet zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest. “Dhuna është një akt i neveritshëm dhe i papranueshëm. Asnjë burrë nuk ka të drejtë të godasë një grua”, tha Obama nëpërmjet komunikimit për shtyp.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button