Kronika

Vdekja e gruas shtatëzënë, nën hetim 3 mjekët e “Koço Glozheni”

Ndaj tre mjekëve dhe një infermiereje ne maternitetin “Koço Glozheni” në Tiranë, policia hapi çështjen penale të “mjekimit të pakujdesshëm”.

Ata po ndiqen në gjendje të lirë, ndërsa pritet akt-ekspertiza e mjekësisë ligjore për të përcaktuar shkaqet që i morën jetën 35-vjeçares Aida Çajku, e cila ishte në muajin e nëntë të shtatëzanisë.

Ajo pati komplikacione që çuan në humbjen e jetës së saj dhe të fëmijës që do të lindte shumë shpejt.

Mësohet se padia ndaj stafit mjekësor është bërë nga shtetasi Fatjon Omuri, vëllai i së ndjerës.

Ndërsa mjekët që po hetohen janë Elidon Klosi, Dritan Deçka dhe Nazmie Ceni, si dhe një infermiere.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button