Kronika

Arratisja nga burgu grek, shkon në Gjykatë dosja për mikun e Ilir Kupës

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka mbyllur dosjen hetimore dhe ka dërguar për gjykim një nga të arratisurit nga burgu i Trikalas në Greqi në mars të vitit 2013 bashkë me Ilir Kupën.

Shtetasi Klement Çala akuzohet për disa vepra penale, si ajo e “vrasjes me dashje të punonjësit të policisë”, mbetur në tentativë, dy herë, si edhe për veprat penale të krijimit të organizatës kriminale, largimit nga burgu dhe armëmbajtje pa leje”.

Sipas Prokurorisë, i pandehuri, së bashku me disa të burgosur të tjerë, ndër të cilët edhe Ilir Kupa dhe Fatos Sulaj, të dënuar tashmë në Shqipëri për këtë ngjarje, kanë organizuar dhe realizuar arratisjen nga burgu dhe kanë tentuar të vrasë dy prej policëve roje të atij institucioni.

Pas arratisjes nga burgu, nuk është bërë i mundur arrestimi i tij dhe autoritetet greke kanë kërkuar transferimin e procedimit penal ndaj tij në Shqipëri.

Hetimi u zhvillua nga Prokuroria për Krime të Rënda, në mungesë të të pandehurit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button