🌧️
Tiranë 14°C · Shi i lehtë 15 April 2026
S&P 500 6,967 ▲1.18%
DOW 48,536 ▲0.66%
NASDAQ 23,639 ▲1.96%
NAFTA 91.17 ▼0.12%
ARI 4,847 ▼0.07%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
₿ CRYPTO
BTC $74,220 ▼ -0.23% ETH $2,322 ▼ -1.99% XRP $1.3562 ▼ -0.74% SOL $83.3300 ▼ -3.33%
S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 91.17 ▼0.12 % ARI 4,847 ▼0.07 % S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 91.17 ▼0.12 % ARI 4,847 ▼0.07 %
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
15 Apr 2026
Breaking
Kronika

Kush është i riu që theri taksistin në Kavajë, zbardhet dëshmia në polici

Autori i vrasjes së taksistit 65-vjeçar nga Kavaja është Musa Saraçi.

Ky i fundit, dy ditë më parë në fshatin Greth, e theri me thikë në fyt taksistin për t’i grabitur sendet personale dhe paratë që mund të ketë pasur me vete si dhe makinën.

Autori me tetë klasë shkollë vinte nga një familje e varfër dhe makinën e taksistit e kishte shitur për pak lekë në fshatin Kryevidh ku edhe jetonte.

Autori i tronditur nga krimi i rëndë që ka kryer, rrugës për në fshat ka humbur kontrollin e taksisë së vjedhur dhe ka rënë në kanal.

Në këto kushte ka njoftuar të njohurin e tij që kishte një varrezë makinash dhe ia ka shitur atij për 300 mijë lekë të vjetra.

Në dëshminë e tij të parë para policisë, 24-vjeçari ka pranuar krimin dhe ka thënë se e ka kryer gjithçka vetëm për t’i marrë makinën taksistit për ta shitur dhe për të fituar para.

Duke pranuar që objektiv i tiji ishte makina, autori ka deklaruar se e ka vrarë taksistin nga frika se ky i fundit mund ta denonconte.

Nuk e njihja dhe as kisha gjë me taksistin. E bëra vetëm se më duheshin lekët. Nuk doja ta vrisja por ndodhi”, ka thënë në polici.

Ai ka deklaruar gjithashtu se e ka prerë në fyt taksistin me një thikë buke.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.