Kronika

Përplasje me armë në bulevardin e Sarandës, 3 të plagosur rëndë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë ku pas një konflikti mes disa personave janë plagosur 3 shtetas. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë një lokali nate në bulevardin e qytetit bregdetar.

Raportohet se ka pasur shkëmbimi zjarri mes personave të përfshirë në konflikt, çka për pasojë ka sjellë plagosjen e 3 prej tyre. Raportohet se personat kanë pësuar dëmtime të rënda dhe 2 prej tyre janë transportuar me shpejtësi për ndihmë të specializuar në Tiranë.

Njëri prej të plagosurve ëhstë pronari i lokalit të natës pranë të cilit ndodhi ngjarja. Bëhet me dije se janë nisur në gjendje të rëndë drejt Tiranës shtetasit Anton Shyti 37-vjeç dhe Besi Xhafaj 26-vjeç.

Raportohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 3.00 të mëngjesit. Forca të shumta policie mbërritën në vendngjarje ndërkohë në zonë u ngritën postblloqe të shumta për ndalimin e perosnave të përfshirë në konflikt. Ende nuk ka të dhëna për shkaqet e përplasjes me armë në qytetin bregdetar, në një prej zonave më të rrahura nga pushuesit.

Sipas dëshmivce të banorëve të zonës, gjatë përplasjes me armë janë dëgjuar të paktën 10 të shtëna.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button