☁️
Tiranë 12°C · Vranët 19 May 2026
S&P 500 7,403 ▼0.07%
DOW 49,686 ▲0.32%
NASDAQ 26,091 ▼0.51%
NAFTA 102.68 ▼1.63%
ARI 4,568 ▲0.22%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1649 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.4003 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.1249 EUR/JPY 185.01 EUR/CAD 1.6007 EUR/USD 1.1649 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.4003 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.1249 EUR/JPY 185.01 EUR/CAD 1.6007
₿ CRYPTO
BTC $76,922 ▼ -0.01% ETH $2,129 ▲ +0.88% XRP $1.3879 ▲ +0.08% SOL $85.3000 ▲ +0.57%
S&P 500 7,403 ▼0.07 % DOW 49,686 ▲0.32 % NASDAQ 26,091 ▼0.51 % NAFTA 102.68 ▼1.63 % ARI 4,568 ▲0.22 % S&P 500 7,403 ▼0.07 % DOW 49,686 ▲0.32 % NASDAQ 26,091 ▼0.51 % NAFTA 102.68 ▼1.63 % ARI 4,568 ▲0.22 %
EUR/USD 1.1649 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.4003 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.1249 EUR/JPY 185.01 EUR/CAD 1.6007 EUR/USD 1.1649 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.4003 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.1249 EUR/JPY 185.01 EUR/CAD 1.6007
19 May 2026
Breaking
Politika

Detajet nga takimi në LLogara, paqartësitë e ministrave mbi strukturën e re

Kryeministri Rama ka mbledhur në Llogara ministrat e tij për të folur për objektivat dhe detyrat që çdo dikaster do të ketë. Një ditë pas shpalljes së strukturës së re të qeverisë dhe ministrave të rinj, kreu i qeverisë nuk vonoi t’i vendoste ata para punëve konkrete.

Burime nga takimi thanë se ministrat po njihen me gjetjet e raporteve të grupeve të punës, veçanërisht ai i dëgjesave publike për të përfshirë në programin qeverisës të çdo dikasteri prioritetet e qytetarëve.

Takimi ka nisur dje pasdite dhe pritet që të vijojë edhe gjatë paradites së sotme, ndërsa ky takim është një praktikë e njohur e Kryeministrit si edhe katër vjet më parë, për të krijuar një frymë diskutimi, shfaqjeje mendimi dhe miratimi në unanimitet.

Mësohet gjithashtu, se mbi bazën e programeve të çdo ministrie, do të ketë edhe një takim tjetër që do të finalizojë dhe programin qeverisës për katër vitet e ardhshme.

Burime nga mbledhja e djeshme thanë për “Panorama”, se objektivi i parë që do të kërkojë dhe një analizë për ecurinë e çdo ministrie, janë 300 ditët e para të qeverisjes.

Mësohet se gjatë diskutimit të djeshëm, nuk kanë munguar dhe paqartësitë dhe mëdyshjet e ministrave në ato dikastere që kanë pësuar bashkime nga shpërbërja e disa ministrive. Në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të ditës së diel, Kryeministri Rama ka anon- çuar shkrirjen e tri ministrive, Ministrinë e Inovacionit, Ministrinë e Integrimit, që do të jetë pjesë e Ministrisë së Jashtme, dhe Zhvillimin Urban.

Ministri i ri i Bujqësisë, Niko Peleshi, përmes një statusi në rrjetet sociale, shprehu entuziazmin e tij për të përmbushur detyrën e re. “Sfidë e re, dimension i ri, agroenergji, ftesë e hapur për këdo që beson njëlloj si unë te potenciali i fshatit dhe partneriteti urban-rural. O sot, o kurrë!” shkruan Peleshi.

KUVENDI

I pranishëm në takimin e djeshëm të kryeministrit me ministrat e tij, ishte dhe kryetari i ardhshëm i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i propozuar nga kreu i Qeverisë, por dhe kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla. Kryeministri Rama tha në fjalën e tij në asamblenë kombëtare, se do të ketë një marrëdhënie të re mes grupit parlamentar, parlamentit dhe qeverisë.

“Sfida e këtij mandati kërkon që grupi parlamentar të jetë i organizuar shumë mirë, i disiplinuar si asnjëherë më parë, i drejtuar nga një ekip i përkushtuar dhe i përgatitur për debatin e vijës së parë në komisione dhe në sallë, por mbi të gjitha i aftë organizativisht për t’u koordinuar plotësisht me ekipin drejtues të partisë dhe me ekipin qeverisës. Funksionet e tre këtyre ekipeve do të jenë të ndara qartë, natyrisht, por bashkëpunimi i ngushtë dhe ndërveprimi sistematik mes tyre, pra parti-grup-qeveri, do të përcaktojë cilësinë e gjithë procesit tonë qeverisës, do të përcaktojë efikasitetin e bashkëqeverisjes me njerëzit e zakonshëm dhe do të përcaktojë suksesin ose mossuksesin tonë”, tha Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.