Qeveritare

Po vjen TV Policia, një media më shumë për propagandën e qeverisë

Në vitin e dhjetë të pushtetit, Rilindja konstaton ende mangësi me sektorin e propagandës. Duket se nuk i mjaftojnë mediat kryesore të kapura nga qeveria dhe as ERTV-ja e kryeministrit.

Vitin tjetër do të shpenzohen para publike për krijimin e Tv Policia. Taulant Ballës i duhet një frëngji tjetër për të trumbetuar arritjet e Policisë së Shtetit, e cila me zbardhjen e bisedave të enkriptuara në aplikacionet “Sky” dhe “Encro Chat”, në masë të madhe të saj del e lidhur kokë e këmbë me krimin e organizuar.

Lapsi.al ka parë një dokument konfidencial të Ministrisë së Brendshme, që argumenton nevojën për hapjen e Televizionit Policia.

“Nisur nga dinamika e ngjarjeve dhe zhvillimeve në Policinë e Shtetit, si dhe për përmbushjen e pritshmërive të publikut e objektivave të Policisë, është e domosdoshme riorganizimi dhe shtimi i personelit në Sektorin e Komunikimit me Median dhe Publikun, dukë e shndërruar këtë sektor në një redaksi të mirëfilltë ku të funksionojë si “Policia TV”, thuhet në dokumentin që ka parë Lapsi.al

TV Policia, sipas po të njëjtit dokument, thuhet se do të ketë 9 punonjës ndërsa drejtuesi i televizionit duhet të mbajë gradën “Drejtues”.

Nuk është e qartë ende se sa do të jetë kosto shtesë në buxhet për këtë media të re që do të propagandojë arritjet e Policisë së Shtetit. Paratë janë parashikuar në buxhetin e vitit 2024. Në kushtet ku ndodhet sot Policia e Shtetit, gjëja e fundit që s’do t’i duhej është një televizion për pak propagandë më shumë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button