Kronika

Vdekja e 32-vjeçarit, dhjetëra qytetarë ngrihen në protestë

Me pankarta në duar, dhjetëra qytetarë janë ngritur në protestë mbrëmjen e kësaj të premte në Tiranë, për vdekjen e 32-vjeçarit me inicialet L.K., pas shoqërimit në Komisariat.

Protesta u thirr nga shoqëria civile si dhe  opozita, ndërsa protestuesit u mblodhën fillimisht para Ministrisë së Brendshme, ndërsa ma pas marshuan drejt kryeministrisë. Ata i bënë thirrje autoriteteve në vend që të bëjnë transparencë në lidhje me vdekjen e të rit, teksa akuzojnë qeverinë si përgjegjëse për ngjarjen.

Të bëhet drejtësi për vdekjen e tij, të dënohet fajtori maksimalisht. Po na vrasin shpresën për të jetuar në këtë vend, por edhe po na vrasin fizikisht”, u shpreh një protestues.

Politikat e shtetit po vrasin të rinjtë shqiptarë. E keni detyrim transparencën”, u shpreh një tjetër.

Të bashkohemi që t’i tregojmë këtij ministri që nuk e njeh detyrën që përfaqëson. para disa vitesh vetë kryeministri bën një deklarata, në lidhje me Policinë e Shteti u një efektiv polic vret në kushtet e mbrojtjes ministri i Brendshëm duhet të japë dorëheqje. Ne jemi mësuar që kryeministri nuk i mban premtimet”, deklaroi një tjetër protestues.

32-vjeçari ndërroi jetë pas shoqërimit në komisariat nga forcat e policisë, ndërsa sipas ekspertizës paraprake, shkaku është overdoza, pasi në stomakun e të riut u gjet një përmbajtje plastike me kokaine.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button