☀️
Tiranë 20°C · Kthjellët 18 June 2026
S&P 500 7,420 ▼1.21%
DOW 51,493 ▼0.98%
NASDAQ 26,022 ▼1.34%
NAFTA 74.21 ▼2.37%
ARI 4,338 ▼1%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235
₿ CRYPTO
BTC $63,833 ▼ -3.19% ETH $1,731 ▼ -3.63% XRP $1.1682 ▼ -4.13% SOL $70.9300 ▼ -3.92%
S&P 500 7,420 ▼1.21 % DOW 51,493 ▼0.98 % NASDAQ 26,022 ▼1.34 % NAFTA 74.21 ▼2.37 % ARI 4,338 ▼1 % S&P 500 7,420 ▼1.21 % DOW 51,493 ▼0.98 % NASDAQ 26,022 ▼1.34 % NAFTA 74.21 ▼2.37 % ARI 4,338 ▼1 %
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235
18 Jun 2026
Breaking
Politika

Rama: Gjyshja ime ishte me e mencur se gjithe shkencetaret qe ka sot Shqiperia

Kryeministri Edi Rama ndodhet prej ditës së djeshme në Izrael, ku po zhvillon një vizitë zyrtare.

Në fund të fjalës së tij në eventin “CAM/Combat Antisemitism Movement Leadership”, në Jerusalem, Rama tregoi një histori të shkurtër nga jeta, kur ishte fëmijë dhe gjyshja e qetësonte sa herë mërzitej me prindërit. Po ashtu, kryeministri tha se gjyshja e tij nuk shkoi kurrë në universitet, por ishte më e zgjuar se gjithë shkencëtarët që ai njihte.

“Gjyshja ime ishte katolike. Ajo nuk shkoi kurrë në universitete, por më besoni se kishte një mençuri të pakrahasueshme me të gjithë shkencëtarët që unë njoh në Shqipëri. Ajo më thoshte kur prindërit e mi ishin të pakënaqur me mua, meqë ra fjala isha një fëmijë i vështirë. Nuk mund të bëhesh kryeministër i Shqipërisë nëse nuk je fëmijë i vështirë. Unë mërzitesha me ta dha ajo më thoshte:

“Mos u shqetëso. Rri i qetë. Kështu janë prindërit. Je djalë dhe djemtë bëhen burra dhe burrat nga natyra nuk janë krijesa të përsosura dhe perfekte. Kështu do të bësh gabime gjithë jetës, sepse je burrë. Por ka një gjë që nuk duhet ta harrosh. Një burrë mund të përballojë të bëjë gabime, por nuk mund të përballojë të jetë i mërzitshëm.”

Kështu që shpresoj të mos isha i mërzitshëm. Jam i lumtur t’ju them nëse doni një vend të bukur për të mbajtur konferencën e radhës, ejani në Shqipëri vitin e ardhshëm. Ju premtoj që nuk do të pendoheni. Mund të mos mësoni më shumë seç dini, por s’do të mërziteni”, u shpreh Edi Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.