Kosova

Thaçi kërkon qasje më strategjike ndaj Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në ditën e dytë të Konferencës për Siguri në Mynih të Gjermanisë ka vazhduar takimet me përfaqësues të shteteve të botës.

Presidenti Thaçi takime bilaterale ka zhvilluar me Komisionerin Evropian për Zgjerim, Johannes Hahn, me Komisionerin Evropian për Migrimin, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos, me Presidentin e Sllovenisë, Barut Pahor, me Sekretarin e Përgjithshëm të INTERPOL-it, me përfaqësues të Bundestagut, me senatorë dhe kongresistë amerikanë, si dhe me pjesëmarrës të tjerë, duke përfshirë edhe përfaqësues të organizatave joqeveritare dhe mediave, transmeton Telegrafi.

Në këto takime është folur për të arriturat e Kosovës dhe presidenti Thaçi ka kërkuar qasje më strategjike të BE-së në raport me Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor.

Konferenca e Sigurisë në Mynih ka qenë ngjarja më e pritur e vitit, sepse aty janë duke u artikuluar edhe qëndrimet strategjike të administratës së re amerikane, Gjermanisë dhe Rusisë përmes fjalimeve të zëvendëspresidentit amerikan, Mike Pence, kancelares Angela Merkel dhe ministrit të Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov.

Duke pasur parasysh rëndësinë strategjike të kësaj konference për komunitetin ndërkombëtar, i rëndësishëm ishte edhe artikulimi i pikëpamjes së BE-së përmes përfaqësueses së BE-së, Federica Mogerini, si dhe i sekretarit të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button