Ekonomia

Laguna e Divjakë-Karavastasë, nën mbretërinë e shpendëve migratorë

Kur flasim për Divjakën, kemi parasysh pyllin me pisha të buta, detin dhe mbi të gjitha Lagunat me biodiversitetin e befasues.

Po të shkosh në këtë stinë në Divjakë, kohë kur shpendët kthehen për tu strehuar nga ngricat dimërore në këtë klimë të butë me ujra që ngrijnë rrallë, gjen një peisazh të rrallë.

Vetëm vëzhgimi i shpendëve të shumëllojtë, të bën rob pranë stacioneve të vëshgimit apo dylbive.

Shumë turist të huaj, janë befasuar nga kjo e papritur dhe janë kthyer përsëri vitin pasardhës. Tashmë Laguna dhe strugat, godllat dhe delta e shkumbinit, janë mbushur me fluturakët e shumtë që strehohen e dimërojnë në abitatin e tyre.

Edhe për këtë duhet vizituar Divjaka, qoftë edhe njëherë në vit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button