Kosova

Policia e Kosovës vëzhguese në aktivitetet operacionale të FRONTEX-it

Si rezultat i Marrëveshjes në mes të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Agjencisë Evropiane për Menaxhimin e Kufijve të Jashtëm të Shteteve të Bashkimit Evropian (FRONTEX), si dhe vlerësimit të lartë të FRONTEX-it për Policinë e Kosovës, Policia e Kosovës është ftuar dhe vazhdon të marrë pjesë si vëzhguese në aktivitetet operacionale të organizuara në fushën menaxhimit kufitar.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Shpend Maxhuni paraprakisht ka pritur në një takim zyrtarin policor i cili edhe është zyrtari i parë nga Policia e Kosovës që merr pjesë në aktivitetet operacionale të organizuara nga FRONTEX-i.

FRONTEX-i konsideron se pjesëmarrja e Policisë së Kosovës (ekspertëve të kontrollit kufitar), në cilësinë e vëzhguesit, do të ndihmojë zbatimin e Planit Operacional, në fushën e Menaxhimit të Integruar të Kufirit, si dhe në efikasitetin e kontrollit kufitar, në kufijtë e jashtëm të shteteve të BE-së.

Policia e Kosovës (me uniformë të Policisë së Kosovës dhe pajisje adekuate), merr pjesë në kontrollin kufitar, në kufijtë tokësorë dhe në aeroporte të shteteve anëtare të BE-së nga data 28 mars 2017.

Policia e Kosovës mbetet e angazhuar në anëtarësimin dhe thellimin e bashkëpunimit me organizatat e ndryshme simotra në Evropë dhe më gjerë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button