Kronika

Operacioni “Mali i Thatë”, gjenden dhe 35 kg kanabis të tjerë

Dy javë pas arrestimit të djalit të kryeplakut të fshatit Podgorie,dhe shpalljes në kërkim të këtij të fundit, policia ka gjetur dhe ka sekuestruar në një furgon të braktisur, të përshtatur si depo një sasi të konsiderueshme droge, që dyshohet të jetë fshehur nga babë e bir.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se në vendi e quajtur “Luadisht” janë gjetur 35 kg kanabis sativa, 2 kg lëndë narkotike të dyshuar resin, në formë çokollate. Sasia dyshohet të jetë fshehur nga kryeplaku dhe djali i tij.

Orlind Pilinci, 26 vjeç u vu në pranga më 10 janar në sajë të operacionit të koduar “Mali i Thatë”. I ati i tij, Arben Pilinci, 44 vjeç, kryeplak i fshatit është në kërkim nga policia. Gjatë atij operacioni në lokaline Orlindit u gjet një sasi prej 1 kg kanabis.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button