Ekonomia

Panairi i punës, Ekonomi: Shfrytëzoni programet nxitëse të qeverisë për çeljen e bizneseve

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi, vizitoi panairin e punësimit në Universitetin Europian të Tiranës, i cili zhvillohet për të disatin vit.

Gjatë bashkëbisedimit me studentët dhe kompanitë e shumta që ofronin punë, përfshi trajnime të mëtejshme për të rinjtë që duan të nisin një biznes, ministrja Ekonomi tha se dyert e ministrisë që ajo drejton janë të hapura për të bashkëpunuar.

“Mirëpresim të gjitha idetë tuaja që do të ndihmojnë krijimin e bizneseve të reja (startup) po ashtu edhe në asistencën që mund ti ofroni bashkive në hartimin e projekteve lokale në ndihmë të bizneseve”, theksoi ministrja Ekonomi.

Qeveria shqiptare aktualisht ka ndërmarrë disa nisma për nxitjen e punësimit dhe për këtë arsye ka vendosur në dispozicion edhe Fondin e Nxitjes së Punësimit, i cili në krahasim me vitin 2013 është katërfishuar, nga 90 milionë ka shkuar 490 milionë, ku i jepet përparësi sidomos punësimit të të rinjve për të dalë nga niveli i papunësisë, për ata që janë deri në grupmoshën 30 vjeç.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button