Majko: Jemi shumë vonë në marrëdhëniet me Diasporën dhe Migracionin
Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, në fjalën e tij për 100 ditët e para të qeverisjes, u shpreh se marrëdhënia me Diasporën dhe Migracionin pas asaj që kemi deklaruar se duam të fusim gjysmën e qytetarëve që jetojnë jashtë në sistemin elektoral shqiptar, përbën një sfidë dhe sigurisht kërkon bashkëpunimin edhe të opozitës.
Ana tjetër, tha Majko, “është ristrukturimi total dhe krijimi i një komisioni parlamentar për Diasporën dhe Migracionin dhe në Kuvend do të vijë shumë shpejt dhe pr/ligji për Diasporrën dhe Migracionin që do t’u shërbejë interesave të bashkëatdhetarëve tanë që jetojnë në Diasporë”.
“Jemi shumë, shumë, shumë vonë në marrëdhëniet me Diasporën dhe Migracionin dhe na duhet jo të ecim, por të vrapojmë. Shpresoj që me bashkëpunimin me kolegët do t’ia dalim”, tha Majko.