Europa

Gjykata Kushtetuese pezullon referendumin katalanas

katalanasGjykata Kushtetuese spanjolle pezulloi sot referendumin për pavarësinë e Katalonjës, dekretuar për t’u zhvilluar më 9 nëntor nga presidenti i rajonit, Artur Mas duke pranuar kështu padinë e depozituar nga qeveria qendrore kundër këtij votimi.

Para këtij vendimi, qeveria nacionaliste katalanase ishte e vendosur për organizimin me çdo kosto të këtij referendumi, destinuar sipas tij për të kërkuar mendimin e katalanasve për pavarësinë duke anashkaluar gjithashtu kundërshtimin e Madridit për referendumin.

Duke pranuar padinë e qeverisë, Gjykata Kushtetuese, mbledhur me urgjencë, pezulloi automatikisht referendumin.

Qeveria spanjolle depozitoi sot një padi në Gjykatën Kushtetuese kundër projektit të Artur Mas në lidhje me referendumin mbi pavarësinë Katalonjës, duke e akuzuar se po cënon sovranitetin e shtetit spanjoll.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button