Ekonomia

Ndërtimi i shëtitores në Himarë, IKMT vijon aksionin për shembjen e ndërtimeve pa leje

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit është rikthyer sot në zonën e Himarës për prishjen e ndërtimeve pa leje.

Mëngjesin e sotëm, IKMT njofton se ka nisur një operacion për prishjen e dy objekteve tre katëshe  multifunksionale pranë bregut të detit me një sipërfaqe 684 dhe 176 m2.

Operacioni i IKMT zbatohet në kuadër të projektit të ndërtimit të shëtitores kryesore të Himarës, bazuar në V.K.M e datës 09.12.2015. Sipas saj, qeveria shqiptare merr përsipër edhe kompensimin e plotë financiar të prishjes së këtyre objekteve për qëllime publike.

Specialistët e IKMT kanë vlerësuar se puna për prishjen e dy objekteve buzë detit, për shkak të madhësisë së tyre do të vijojë për të paktën dy ditë, dhe IKMT së bashku me struktura të tjera kanë marrë përsipër edhe pastrimin e vendit nga mbetjet inerte.

Qytet dhe plazhe tipike mesdhetare do të jetë pamja e re e Himarës dhe e Bregu të Jonit në tërësi qysh në sezonin e ardhshëm turistik. Në Bregun e Jonit ka nisur realizimi i një pakete të plotë investimesh, të financuara nga qeveria shqiptare, që brenda vitit të ardhshëm do të rivlerësojë të gjithë potencialin turistik të bregut.12565534_1075263632495352_1380806197627521021_n

Përgjatë vijës Spile-Himare dhe në 9.880 metra katror sipërfaqe po ndërmerren ndërhyrje arkitekture peizazhi, zhvillimi urban dhe rekreacioni.

Shëtitorja ekzistuese po transformohet me vijën natyrale të terrenit që lidh detin me ndërtesat në vijën e parë të bregut. Projekti ruan karakteristikat e zonës, duke përdorur materiale që i afrohen elementeve natyrale të formimit të plazhit.

Në projekt parashikohen të mbillen gjithashtu pisha mesdhetare. Në pjesën veriore të shëtitores do të instalohet edhe një port turistik.

12295461_972260389487488_4546967860000166228_nNdërhyrjet e aplikuara si një e tërë do të unifikojnë panoramën e qytetit të Himarës, duke i dhënë fund kështu, kaosit urban shumëvjeçar.

Përveç krijimit të një hapësire të re bashkëkohore për qytetin, ndërhyrjet tërësore do të fuqizojnë potencialin turistik të Himarës dhe turizmit shqiptar, si dhe do t’i japin zhvillim të ri aktivitetit ekonomik dhe tregtar.

Rilindja urbane ka nisur dhe do të vazhdojë edhe në plazhet e tjera të bregut si Dhërmiun, Jalën, Qeparoin, Vunoin.

“Pas 20 e kusur vitesh i jepet mundësia Himarës që të jetë jo vetëm vendi ku njerëzit vijnë, por edhe vendi ku marrin shije krejtësisht tjetër dhe hap rrugën e një ripërtëritjeje edhe urbane, edhe mjedisore, edhe shpirtërore. U godit keq shumë edhe Himara në identitetin e vet dhe u mbulua nga pluhuri e balta estetike e bathorizimit.big_himara_lajm_ok

Ajo që është më e rëndësishme është prapë, pjesë e një përshkallëzimi të kësaj ripërtëritjeje që do të vazhdojë me sheshin e bashkisë, që faktikisht do t’i japë Himarës një qendër administrative si të çdo qyteti të vogël, por të rëndësishëm turistik të Mesdheut, do të vazhdojë me plazhet e Dhërmiut e të Jalës që do t’i shtohen hartës, sëbashku me plazhin e Qeparoit, do të vazhdojë me kthimin në identitet të Vunoit dhe Dhërmiut të vjetër”, deklaroi Kryeministri Edi Rama gjatë një inspektimi në dhjetor të vitit të kaluar në Himarë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button