Ekonomia

EscapeHere: 5 arsye pse duhet të vizitoni Shqipërinë

Faqja online EscapeHere, që njihet në të gjithë botën si një guidë aventurash dhe udhëtimesh, në një artikull të saj rendit 5 arsyet pse duhet të vizitohet Shqipëria.
5 arsyet e EscapeHere lidhen me 5 destinacione të vendit tonë, Tirana, Berati, riviera jugore, Gjirokastra, Kruja, për të cilat tregohen gjatë në artikull, historia dhe pikat kryesore të atraksionit.

EscapeHere u sygjeron ndjekësve të saj të vizitojnë Shqipërinë pasi ajo është e mbushur me bukuri natyrore dhe kulturore. “Ti do të pyesësh veten se pse nuk ke shkuar më parë në këtë vend të nënvlerësuar. Sa i përket sigurisë, shqiptarët janë të hapur dhe shumë mirëpritës, sidomos para turistëve ku dhe i tregojnë vendin e tyre,” thuhet në artikull. Më tej, tregohet se si Shqipëria ka pasur një të shkuar të vështirë, por që ka ruajtur pjesët më të mira të vetat. I vetmi “shqetësim” i turistëve në botë është se si të shkosh në Shqipëri sa më shpejt dhe se cilat linja ajrore duhen përdorur.

5. Tirana
tiranaTirana është kryeqyteti i Shqipërisë. Është një qytet i gjallë. Ushqimi në Tiranë është ndër më të mirët që ju do të gjeni kudo. Njerëzit janë ata që e bëjnë Tiranën më të këndshme. Monumentet historike janë të bukura, por vendasit janë simpatik dhe ju mund të ndjeni ndjenjën e krenarisë tek ata.

4. Berat
beratËshtë i njohur si “Qyteti i dritareve”. Berati është i famshëm për rreshtat e tij të shtëpive osmane ngulitur në kodra. Udhëtimi drejt Beratit është i këndshëm për shkak të karakteristikave të tij të pabesueshme unike arkitektonike dhe planifikimin. Në qoftë se ju planifikoni ta vizitoni, ajo shumë mirë mund të jetë vizita më interesante për të nxjerrë në pah bukuritë e Shqipërisë. Shtëpitë e bardha osmane dhe dritaret rreshta mbi rreshta, që të çojnë deri në kala në majë të kodrës, janë mahnitëse. Duke u endur nëpër rrugë, ti do të njohësh mikpritjen shqiptare, bukuritë e vendit dhe ndërtesat historike.

3. Riviera jugore
bregedtiShqipëria ka bregdetin më spektakolar në të gjithë Evropën. Plazhet janë të bardhë dhe të çojnë në një farë mënyre drejt detit të ndritshëm blu, ndërsa më pas shtrihen malet në mënyrë spektakolare. Qytetet që shtrihen përgjatë rrugës kryesore janë mjaft të zhvilluara dhe kanë humbur disa nga bukuritë e tyre, por jashtë rrugës kryesore ju do të gjeni disa fshatra bregdetare në pritje për ardhjen tuaj.

2. Gjirokastra

gjirokasterSë bashku me Beratin, Gjirokastra është pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s, e njohur për karakteristikat e saj tipike, osmane arkitektonike. Ky qytet i jep kuptimin e vërtetë multikulturor; kjo është një Mekë e komuniteteve të ndryshme fetare dhe kulturore që kanë arritur të bashkëjetojnë për shekuj me radhë. Ajo ka shumë ndërtesa historike, si një kështjellë dhe shumë kisha, si dhe një pazar dhe xhami; rrugët janë mbushur me histori që plotësojnë çdo udhëtar në informacion të plotë kulturor.

1. Kruja
krujeE vendosur në veri të Shqipërisë, Kruja shtrihet vetëm 20 kilometra nga Tirana. Ky është një udhëtim i shpejtë brenda ditës nga kryeqyteti. Kruja shtrihet në këmbët e malit, në një mjedis natyror vërtetë spektakolar. Edhe në qoftë se nuk keni pasur asnjë interes në histori, peizazhi do të bëjë që çdokush të kthejë kokën. Por qyteti ka historinë e vet të vogël. Kalaja, gjendet në pikën më të lartë në qytet, është një shembull i përsosur i një kalaje mesjetare, duke ofruar një pamje të mrekullueshme të qytetit. Ushqimi është i shijshëm dhe qyteti merr çuditërisht pak turistë, kështu që nuk keni pse alarmoheni në qoftë se disa nga banorët ju ftojnë në një kafe apo një vakt!

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button