Ekonomia

BERZH: Ekonomia shqiptare u karakterizua nga performancë e qëndrueshme

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) parashikon që, ekonomia shqiptare do rritet me 3.3% gjatë këtij viti.

Në raportin e majit, BERZH thekson se, ekonomia shqiptare u karakterizua nga një performancë e qëndrueshme, në rritje prej 2.6%, gjatë vitit 2015, pavarësisht përmbytjeve në jug të vendit në muajin Shkurt.

Sipas BERZH, rritja e Prodhimit të Brendshëm Bruto me 3.3% gjatë vitit 2016 do të ndikohet nga ringjallja e ciklit të investimeve, në mënyrë të veçantë në sektorin e energjisë, duke përfshirë fillimin e punës kolosale për ndërtimin e Gazsjellësit Trans-Adriatik. Ndërsa për vitin 2017, Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim parashikon një rritje prej 3.5%.

Gjithashtu, BERZH thekson se, në shtator të vitit 2015, qeveria ndërmori një aksion të gjërë për të reduktuar informalitetin në ekonomi dhe disa rezultate kanë qenë të dukshme, kryesisht në aspektin e rritjes së numrit të regjistrimit të biznesve. Megjithatë, qeveria përballet me disa sfida fiskale të rëndësishme, por në anën tjetër, programi i Fondit Monetar Ndërkombëtar vazhdon të jetë në rrugën e duhur.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button