Te ndryshme

Titaniku i vërtetë rikthehet pas mbi 100 vjetësh

U bënë më shumë se 100 vjet që Titaniku u mbyt në ujërat e Oqeanit Atlantik, gjatë udhëtimit të tij nga Britania në Amerikë më 1912.

Por tashmë në 2018 pritet të lundrojë një tjetër anije e ngjashme, e quajtur Titanic II, dhe është mjaft i ngjashëm me origjinalin. Dizenjuesit e anijes kanë përzierë teknologjinë moderne me banjot e vjetra turke, një palestër e stilit eduardian dhe dhoma për të pirë cigare.

Projekti është financuar nga biznesmeni dhe politikani australian Clive Palmer, dhe kostoja vlerësohet të jetë mes 300 dhe 400 milionë paund.

Anija ësht ndërtuar në CSC Jinling Shipyard në Jiangsu të Kinës, dhe do të udhëtojë prej aty në Dubai në lundrimin e tij të parë.

Disa persona, përfshi dhe të afërm të atyre që mbetën viktima të tragjedisë së atyre viteve, e kanë kritikuar këtë ide, duke i quajtur “të pandjeshëm” projektuesit e saj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button