Arrestohet kryebashkiaku i Pustecit në Maqedoni
Prokuroria Speciale në Maqedoni, ka lëshuar një urdhër-arresti për arrestimin e kryetarit të Bashkisë minoritare të Pustecit në Pogradec, Edmond Themelko.
Sipas mediave në Maqedoni, Themelko është vënë në pranga në Resnjë dhe ai akuzohet për manipulim zgjedhjesh.
Mediat maqedonae, shkruajnë se në kuadër të operacionit “Titanik”, janë arrestuar disa zyrtarë të lartë, mes të cilëve edhe Themelko, të cilët akuzohen për manipulime të procesit zgjedhor, ryshfet në këmbim të votës dhe shkelje të të drejtës për të votuar.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.