Rajoni

Kryeministri bullgar Nikolaj Denkov:  Maqedonia e Veriut duhet të ndryshojë kushtetutën. Është një proces i vështirë dhe në një farë mënyre i dhimbshëm

Sipas tij, në “kompromisin europian” ka edhe dispozita të tjera që duhet të ndiqen gjatë negociatave. Këto kanë të bëjnë me mbrojtjen e të drejtave civile të personave me identitet bullgar. “Pra, ne do t’i zbatojmë me përpikëri këto kushte, këto udhëzime që jepen në të ashtuquajturin kompromis evropian. Nuk kërkohet asgjë më shumë prej tyre, pyetja është nëse janë të gatshëm ta kalojnë këtë proces”, tha kryeministri. 

“Vitin e kaluar kemi filluar negociatat sektoriale, por ato tani kanë ngecur sepse kemi ngecur në drejtimin tjetër. Jemi të gatshëm të vazhdojmë punën për korridoret, për rritjen e tregtisë së mallrave, shkëmbimeve kulturore, por pa zgjidhur problemin kyç nuk mund të presim rezultate serioze. Nga ana jonë, ne jemi të hapur për çdo gjë pozitive”, shtoi kryeministri. 

Ai shtoi se ka biseduar me disa liderë evropianë dhe gjatë këtyre bisedimeve tha se në Republikën e Maqedonisë së Veriut po dërgohen sinjale të gabuara. 

“Ne kemi një bazë shumë të qartë për marrëdhëniet tona dhe është në këtë “kompromis europian”. Çdo përpjekje për të dalë prej tij më tepër do ta pengojë procesin, prandaj le të kthehemi në këtë bazë dhe të punojmë për zbatimin e tij”, shtoi Denkov.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button