Zgjedhjet lokale 2015

Dako takim me sportistët: Pishinë olimpike për notarët durrsakë

Kandidati i majtë për bashkinë e Durrësit, Vangjush Dako, është takuar me sportistët e qytetit, ku ka premtuar pishinë me përmasa olimpike për notarët durrsakë.

Ky projekt kushton 500 mijë dollarë dhe pas 2 apo 3 muajsh pishina do të jetë gati. Në këtë takim Dako ka shpalosur edhe vizionin e bashkisë për zhvillimin e sportit në Durrës me synim aktivizimin në mënyrë masive të të rinjve në të gjitha llojet e sportit:

“Vetëm disa ditë më parë kemi nisur ndërtimin e pishinës olimpike për qytetin, një pishinë me standarte bashkëkohore, e cila i mungonte prej 20 vitesh qytetit, një qyteti me traditë në sportin e notit.Në durrës për cdo vit në muajin shtator zhvillohej kampionati kombëtar i notit. Puna ka filluar dhe për 2-3 muaj ajo do të jetë gati për të qenë në dispozicion vetëm të sportistëve për të kryer stërvitjen dhe garat e sportit të notit”, u shpreh Dako në takimin që zhvilloi me sportistë dhe trajnerë në pallatin e sportit “Ramazan Njala”.

Në bashkëbisedimin me sportistët kryebashkiaku Dako tha se sporti është drejtimi i duhur për të rinjtë në mënyrë që ata tu largohen rrugës dhe veseve dhe qëllimi ynë është angazhimi i sa më shumë të rinjve në të gjitha llojet e sporteve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button