Europa

Merkel i kërkon Putinit të luftojë për stabilizimin e Ukrainës

Vladimir Putin, Angela MerkelKancelarja gjermane Angela Merkel i kërkoi dje në mbrëmje presidentit rus Vladimir Putin që të luftojë për stabilitetin e Ukrainës, disa ditë pas anullimit të një kontrate ushtarake mes Gjermanisë dhe Rusisë, sipas një komunikate të qeverisë gjermane.

Aktualisht me pushime, Merkel ka angazhuar sërish presidentin rus të përdorë influencën e tij mbi separatistë për të arritur një armëpushim dypalësh dhe një stabilizim të gjendjes, thekson i njëjti burim.

Kancelarja gjermane përshëndeti takimin që u zhvillua javën e kaluar në Minsk mes grupit të kontaktit që përbëhej nga përfaqësues të OSBE-së, të Rusisë dhe të Ukrainës me separatistët. Por, ajo u shqetësua nga fakti se këta të fundit furnizohen nëpërmjet Rusisë.

Është kontakti i parë i bër publik mes Merkelit dhe Putinit që kur qeveria gjermane bllokoi të hënën një projekt ushtarak gjigant në Rusi duke angazhuar partënerët evropianë që të zvogëlojnë sa më shumë eksportimin e armëve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button