Kronika

Reshjet krijojnë probleme me përmbytjet në disa qytete

Reshjet e shiut që nisën gjatë natës dhe vazhduan gjatë mëngjesit të sotëm kanë shkaktuar probleme me përmbytjet në disa qytete përgjatë vijës bregdetare, por edhe në disa zona fushore.

Raportohet se në qytetin e Durrësit disa rrugë sot në mëngjes ishin të përmbytura. Në zonën e Sukthit ka ujra nëpër zonat e banuara.

Në Lezhë raportohet se ka patur mbi 40 milimetra shi, por nuk ka shqetësime serioze për përmbytje. Në këtë zonë hidrovorët mbahen vazhdimisht në punë duke ulur nivelin e ujit nëpër kolektorë.

Në qytetin e Vlorës sërish ka patur gjithashtu përmbytje në disa lagje të cilat vazhdimisht mbyten nga ujrat sa herë ka reshje të konsiderueshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button