Politika

Rama: Ky Parlament ka bërë më shumë se asnjëherë më parë! Meta shembull skandaloz…

Kryeministri Edi Rama duke folur në seancën e sotme të Kuvendit është shprehur se Parlamenti aktual edhe pa opozitën jashtë, ka bërë më shumë se ç’është bërë kur ishin të gjithë në sallë. Sipas Ramës ata vetë e braktisën Parlamentin por sërish PS ka zgjedhur që të dëgjojë propozimet e tij.

“Është që të heqim dorë nga dëshirat tona. Nuk kam asnjë dyshim që të kemi një kompromis. Do të ishte e tepërt në raport me palën që nuk është këtu. Nga ana tjetër, ky Parlament po bën më shumë sesa asnjëherë më parë për ndonjë palë që kanë qenë këtu, duke i marrë në konsideratë propozimet e tyre. Ata vetë e braktisën këtë Parlament. Nuk ka problem të më sulmoni mua. Jam mësuar me origjinalin, kopjet s’më bëjnë përshtypje.

Më tej Rama ka hedhur akuza ndaj Presidentit Ilir Meta, duke thënë se nuk kishte respekt as për homologun e tij boshnjak.

“Dëgjova një zonjë që fliste me një gjuhë që një nën nuk mund ta ketë! Një grua nuk mund ta ketë, që një përfaqësuesi e popullit nuk mund ta ketë. Po ca faj ti vë që shembullin më skandaloz e jep Presidenti i Shqipërisë. Si askush tjetër nuk ka kapacitetin moral dhe mendor që të përmbahet të paktën kur ka një homolog të tij që i vjen nga jashtë. As vetë Saliu nuk e ka bërë. Që në krah me një të huaj të përdor një fjalë vulgar dhe shantazhues për kundërshtarët këtu.”

Gjatë fjalës së tij  kryeministri Edi Rama u shpreh se Ilir Meta ta harrojë se do t’i kërcënojë deputetët e Partisë Socialiste me subjektet e OFL-së.

“Për të dalë e për t’u turrë si çakej nëpër zona ti harroni ju, t’i harrojë Ilir Meta që del e flet në emer të kushtetutës në emër të shqiptareve, se mbase i shkon me ato tëo fl-së, por jo me deputetet e PS-së, duke i nxjerre emrat të gjithë deputeteve dhe që do të mbajnë kosto personale”, u shpreh Rama

Gjithashtu Rama foli edhe për rregullat që ka PS-ja për vendosjen në listë të gjithë skuadrën e vetë.

“Ka rregulla dhe ka të drejten të rëndisë në listë të gjithë skuadrën e vet, nga portier deri tek sulmuesi bashkë me rezervat, nëse një rezervë fiton vendin futet në fushë dhe largohet lojtari që nuk ka fituar vota”, tha Rama.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button