Maqedonia

Abaroa: Zgjedhjet e lira dhe të drejta janë garanci për perspektivën evropiane të Maqedonisë

Ambasadori i Spanjës në Maqedoni, Ramon Abaroa Karansa mbrëmë me rastin e “12 Tetorit” festës kombëtare të Spanjës tha se zgjedhjet e lira dhe demokratike janë garanci për perspektivën evropiane të vendit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ka sinjale të mira se punët shkojnë në drejtim të duhur. Partitë më të mëdha politike në vend, vitin e kaluar vitin e kaluar nënshkruan marrëveshjen e Përzhinës dhe këtë vit marrëveshjen e 20 korrikut, me çka mund të supozohet se nëse punët vazhdojnë të zhvillohen në drejtim të mirë, do të ketë zgjedhje të lira dhe të drejta këtë vit, gjë që sigurisht do të paraqesin garanci të madhe për perspektivën evropiane në vend”, deklaroi ambasadori i Spanjës.

Në takim morën pjesë përfaqësues të Qeverisë, partive politike, sektori qytetar, kori diplomatik dhe mysafirë të shumtë nga jeta publike në vend.

 Ramon Abaroa Karansa gjithashtu theksoi marrëdhëniet e mira mes dy shteteve dhe mbështetjen e vazhdueshme të Madridit për eurointegrimin e Maqedonisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button