Ekonomia

Shqipëria në Samitin “Leaders in Hospitality 2016”

Turizmi Shqiptar do të përfaqësohet për herë të parë në Samitin “Leaders in Hospitality 2016”.

Agjencia Shqiptare e Turizmit (ATA) bën të ditur se, është ftuar nga International Business Council të marrë pjesë në eventin ‘“Leaders in Hospitality 2016” i cili do të zhvillohet në Vienë në datat 30-31 Maj 2016.

Ky event bën bashkë 200 hotelierë të nivelit C nga hotele liderë dhe hotele zinxhirë nga 30 vende të Europës Qëndrore dhe Lindore CEE dhe Rajoni i Shteteve të Pavarura dhe të Komonuellthit – CIS.

Samiti zhvillohet nën kujdesin e IHRA – International Hotel & Restaurant Association, HOTREC, European Hotel Managers Association, Ministrite e zhvillimit rajonal dhe të turizmit të Austrisë, Hungarisë, Polonisë, Cekise dhe shoqata dhe autoritete të tjera rajonale te sektorit turistik.

ATA ka statusin e organizatorit të pjesëmarrjes për Shqipërinë dhe ka marrë te gjitha masat per perfaqesimin dinjitoz te Shqiperise Turistike 2016.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button