Bota

Islandë, emërohet kryeministri i ri i vendit

Presidenti islandez dekretoi Sigurdur Ingi Johannsson, i propozuari i koalicionit qeveritar, si kryeministër të ri të vendit, ndërkohë që zgjedhjet e parakohshme janë paralajmëruar për vjeshtën e këtij viti.

53-vjeçari Johannsson aktualisht mban postin e ministrit të Bujqësisë dhe Peshkimit si dhe është numri 2 në Partinë Progresive, duke qenë një i besuar i kryeministrit të dorëhequr Gunnlaugsson.

Ndryshimet ne kabinetin qeveritar erdhën pasi kryeministri dhe lideri i Partisë Progresive, Sigmundur Gunnlaugsson, dha dorëheqjen pasi dokumentet treguan se ishte pronar i një kompania “offshore” së bashku me gruan e tij dhe se nuk e kishte deklaruar këtë kur kishte hyrë në Parlament në vitin 2009.

Ai akuzohet per fshehjen e aseteve familjare prej miliona dollarësh. Gunnlaugsson deklaron se rregullat nuk janë shkelur dhe se gruaja e tij nuk kishte përfituar financiarisht.

Ndërkohë, protestat vazhduan për të tretën ditë me radhë, ku mijëra protestues qëndronin përpara Parlamentit, ndërsa brenda deputetët diskutonin me tone të ngritura për çështjen e fundit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button