Kronika

Vjedhja e energjisë, Policia: Në 53 ditë, 666 të arrestuar

-Eskluzive, 540 nga të arrestuarit pronar biznesesh-

Aksioni-Policise-Hajdutet-e-Energjise2Nga data 28 tetor kur nisi operacioni kundër vjedhjes së energjisë elektrike në të gjithë vendin deri në 20 dhjetor, janë arrestuar 666 persona, ndërsa 198 të tjerë ndiqen në gjendje të lirë. Ndër të proceduarit për vjedhje energjie, 540 vetë janë pronarë biznesesh.

Sipas burimeve të Agjencisë Telegrafike Shqiptare në Ministrinë e Brendshme mësohet se, në këto 53 ditë, janë shpallur në kërkim 319 shtetas për abuzim apo vjedhje të energjisë elektrike. 48 punonjës të OSHEE-së janë arrestuar për shpërdorim detyre. Ndiqen në gjendje të lirë 12 punonjës të tjerë.  Policia e Shtetit në 12 qarqet ka mbështetur në 76.160 raste OSHEE, për të kryer verifikime dhe kontrolle.
Ndërkohë janë ndërprerë 39.384 lidhje të paligjshme dhe të abonentëve debitorë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button