“Martesa është e lodhshme”
Angelina Jolie ka thënë për një revistë australiane se “martesa dhe fëmijët janë një punë e lodhshme”.
Aktorja 39-vjeçare u rrëfye për ‘Women’s Weekly’: “Brad dhe unë lodhemi shumë për të mbajtur familjen të bashkuar dhe për t’u siguruar që të gjithë janë mirë.”
Protagonistja e ‘Maleficent’ tha gjithashtu se tashmë që është martuar i pëlqen shumë ta thërrasë aktorin Brad Pitt me togfjalëshin “burri im”.
Angelina Jolie dhe Brad Pitt janë takuar dhe kanë rënë në dashuri në sheshxhirimin e filmit ‘Mr & Mrs Smith’, në vitin 2005.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.