Kosova

Myftiu i Kosovës: Shqiptarët që jetojnë në Turqi janë me fat, Zoti u ka dhuruar Erdoganin

Kryetari i Bashkësisë Islame në Kosovë, myftiu Naim Tërnava çudit sërish me një deklaratë të tijën gjatë një samiti me klerikë myslimanë nga Evropa dhe Azia që po mbahet në Turqi.

Në një citat të ri ai e falënderon Zotin për presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan dhe i quan me fat shqiptarët që jetojnë në Turqi.

“Para se të gjithash, ne jemi falënderues që kemi shqiptarë që janë të bekuar nga Zoti që jetojnë në Turqi, pasi që atyre u është dhuruar nga Allahu një lider i madh si Recep Tayyip Erdogan. Jemi me fat”, ka thënë Tërnava.

Gjatë samitit ku merrte pjesë edhe Tërnave u dënua tentativës për grusht-shteti në Turqi si dhe organizatën e Fetullah Gulenit, e cilësuar terroriste prej tyre.

Related Articles

Nje koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button