Politika

Tejler: OSBE rol monitorues në zgjedhjet e qershorit; ne jemi të interesuar që të ketë gjithëpërfshirje

Shefi i misionit të OSBE, Peter Tejler garantoi sot se OSBE/­ODIHR do të vëzhgojë e monitorojë procesin zgjedhor të 18 qershorit në vendin tonë.

“Misioni i vëzhguesve do raportojë pas ditës së zgjedhjeve për ecurinë e procesit. E dimë që ky proces po kontestohet nga disa parti parlamentare, por detyra jonë është transparenca. Synojmë të jemi të hapur me median por asnjë media të mos synojë të na marrë komente në lidhje me atë çfarë është deklaruar nga këto parti dhe siç e thashë ne do i referohemi procesit, tërësisht atij dhe jo garës mes partive të ndryshme politike. Dua të nënvizoj se prezenca jonë në Shqipëri, jemi e njëjta organizatë, me prezencën e OSBE, por kemi mënyrat tona të pavarura për të vepruar, detyrat tona dhe jemi tërësisht të pavarur nga institucionet e tjera të OSBE”, tha shefi i misionit të OSBE Peter Tejler në këtë konferencë shtypi.

Tejler tha se disa ditë para zgjedhjeve, në Tiranë do të vijnë vëzhgues afatshkurtër, për të monitoruar procesin zgjedhor.

Tejler komentoi edhe situatën politike në vend.

“Ne jemi të interesuar që të ketë një gjithëpërfshirje, megjithatë do të shihet hap pas hapi, ne nuk komentojmë dot tani por do të kqyrim proçesin dhe më pas do të shohim çfarë do të ndodhë”, u shpreh Tejler.

Sipas tij, të marrësh pjesë ose të mos marrësh pjesë në garën e zgjedhjeve është vendim politik personal i çdo partie.

Duke iu përgjigjur interesit të medias se a a do të jenë këto zgjedhje demokratike si proces pa PD, Tejler u përgjigj se, vendimi për të garuar është vendim politik, por ne këtu jemi për të monitoruar zgjedhjet.  “Ne nuk mund të flasim nëse qëndrimi i opozitës është i drejtë ose jo. Misioni ynë është për të vëzhguar, dhe jo për të bërë vlerësime”, shtoi ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button